Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Me lot në sy, motra e Erjola Doçit flet për gjendjen e saj të ankthit brenda “Big Brother VIP”

Motra e Erjolës, Ada Doçi, e ftuar këtë të diel në “Big Brother Fan Club”, u përlot teksa fliste për ankthin që moderatorja përjetoi pak ditë më parë brenda shtëpisë.

Sipas saj, Erjola nuk ka pasur situata të tilla më parë, por theksoi se ajo shprehet shumë pak dhe është e rezervuar.

“Erjola jeton vetëm prej 7 vitesh. Ia ka dalë gjithnjë vetëm, është e zonja e vetes. Erjola është tip i mbyllur, nuk shprehet shumë. Nuk ka pasur episode të tilla jashtë. Për gjëra personale, nuk shprehet, por ka momente që shpërthen se njerëz jemi.

Erjola nuk ka qëndruar asnjëherë mbyllur. Aty brenda ka dhe presionin e publikut, kamerave, banorëve të tjerë”, tha Ada.

Javën e kaluar moderatorja përjetoi një gjendje të rënduar emocionale. Ajo tha se kishte probleme me frymëmarrjen dhe shkak ishin faktorë si syri i keq dhe magjia. Por, gjatë spektaklit të mbrëmjes së kaluar, Erjola tregoi se përjetoi një gjendje ankthi dhe pas takimit me psikologen, tani ndihet mirë.