Debatet mes Romeo Veshajt dhe Egla Cenos duket se nuk kanë fund në shtëpinë e “Big Brother VIP3”.
Aktori duket se është nxehur mbrëmë me Eglën, të cilës në një moment iu drejtua duke i thënë se ‘është bërë e pafytyrë fare’.
“Je bërë e pafytyrë fare, njeri fals që ecën në majë të gishtave në falsitetin tënd. Copa e falses, na e ka shpif. Tregon bukëshkalurin ajo, kam luftuar nga dita 1 për fytyrën e saj. Njeri i paqëndrueshëm. Si nuk i vjen zor asaj gruaje”, i tha Romeo aktores.
Ndërkohë teksa po bisedonte me partneren e tij, Heidi Baci, Veshaj shprehet se më mirë të mos e kishte çuar në finale.
“Më mirë të mos e kishte bërë atë zgjedhjen se po më del nga hundët. Po më del nga hundët. Finalja po më del nga hundët”, thoshte Romeo.
View this post on Instagram