Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Me mjekun kam marrëdhënie të mira”/ Dëshmitë kontradiktore të Altin Çokut: I dërgova shoferin e ambulancës…

Altin Çoku, i cili u arrestua disa ditë më parë, pas vetëvrasjes së 27-vjeçares Isabela Abedini rezulton i dënuar nga ish-Gjykata e Krimeve të Rënda në vitin 2015, pasi kërcënoi me jetë mjekun e tij psikiatër G.S. në vitin 2014, ndërsa shumë detaje janë zbuluar nga ajo ngjarje.

Çoku ishte pacient i G. Z. i cili shërbente si mjek neuro-psikiatër pranë spitalit të Laçit , ndërsa i akuzuari kishte probleme shëndetësore. Altin Çoku, sipas dosjes, i ka kërkuar mjekut G. S. disa herë para, në mënyrë verbale, me anë të telefonit, mesazheve telefonike dhe me anë të letrave të shkruara.

Disa herë Altini ka i kërkuar para mjekut, edhe nëpërmjet mesazheve telefonike. Kallëzuesi në deklarimet tij sqaron se Çoku i ka dhënë në mënyrë të vazhdueshme lekë në sasi të ndryshme, në një vlerë totale prej 4 mijë eurosh, i detyruar për shkak të kërcënimeve.

Mirëpo, në dëshminë e tij të dhënë në vitin 2014, Altin Çoku është shprehur se ka marrëdhënie të mira me mjekun, dhe se paratë ia ka kërkuar borxh, jo me kërcënim. Madje ai deklaron se për të marrë paratë, i ka dërguar në banesë shoferin e ambulancës.

“Me këtë shtetas kam marrëdhënie të mira dhe në asnjë rast unë nuk e kam kërcënuar këtë shtetas thjesht i kam kërkuar 1000 euro borxh, pasi kam nevojë për një ndërhyrje kirurgjikale dhe shtetasi G.S me ka thënë tani për tani unë nuk i kam leket por deri me date 05.09.2014 unë do t’i jap për tja kthyer përsëri në datën 31.12.2014, prandaj të gjitha akuzat nuk janë të vërteta…..numrin e G. nuk e kam fare, pasi ja kam kërkuar për shqetësimet personale dhe me ka thënë nuk kam numër personal përveç numrit të punës…… Nuk i kam bërë mesazhe shtetasit G.S …..e kam takuar dje dhe jam sqaruar me të, ndërsa për njerëzit për të më dhënë leket i kam dërguar doktorin S.I,dhe shoferin e ambulancës K.S.”-ka deklaruar ai.

Në dëshminë e tij të dhënë po në atë kohë, shoferi i ambulancës në spitalin e Laçit, ka deklaruar tjetër gjë.

“Unë punoj si shofer ambulance në Spitalin e Laçit. Unë nuk kam dijeni lidhur me kanosjet për ti marrë para doktor G.S, por unë kam dëgjuar fjalë se nuk shkojnë mirë me njëri- tjetrin, dhe i kam marrë të dy së bashku në kafe dhe ju kam thënë se s’është mirë të shkoni keq me njëri-tjetrin. Altini pretendonte se doktor G. nuk i ka dhënë ilaçe dhe se donte gjilpëra të tjera. Unë nuk kam hyrë shumë në problemet mes tyre, e di që Altini kishte shkuar ta shqetësonte doktorin tek zyra e tij, por nuk me ka thënë gjera konkrete se çfarë shqetësimesh kishte prej tij”.

Top Channel