Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Me motor policorë, Sveçla, Krasniqi e Hoxha bëjnë një gjiro rreth kufirit në Bërnjak

 
   

Dy ministra të Qeverisë Kurti kanë vizituar me motor policorë brezin kufitar verior në Bërnjak përgjatë Liqenit të Ujmanit.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla bashkë me ministrin Elbert Krasniqi dhe Drejtorin e Policisë, Gazmend Hoxha kanë vizituar këto vija kufitare me motorët e Policisë.

Sveçla tregoi se do të rriten kapacitetet për ruajte të pikave kufitare.

“Bashkë me ekipin, zyrtarët policor kufitar e të Njësisë së Ndërhyrjes së Shpejtë të Kufirit biseduam për nevojën e avansimit të kapaciteteve tona në pikat kufitare e në menaxhimin sa më efikas të brezit tonë kufitar”, ka shkruar Sveçla.

Postimi i plotë:

Bashkë me Ministrin Elbert Krasniqi, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Gazmend Hoxha dhe Drejtorin e Departamentit të Kufirit Fehmi Xhata, sot kemi vizituar brezin kufitar verior mbi fshatin Bërnjak, që shtrihet përgjatë asetit tonë, Liqenit të Ujmanit.

Policia jonë në nivelin më të lartë të detyrës e me vigjilencë po mbronë kufinjtë tanë dhe po vazhdon të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve tanë. Kjo pavarësisht sulmeve të njëpasnjëshme të grupeve kriminale e terroriste të Serbisë, të cilat janë bërë 115 sosh vetëm në veriun e vendit tonë.

Bashkë me ekipin, zyrtarët policor kufitar e të Njësisë së Ndërhyrjes së Shpejtë të Kufirit biseduam për nevojën e avansimit të kapaciteteve tona në pikat kufitare e në menaxhimin sa më efikas të brezit tonë kufitar.

Mbështetja ime nuk do të mungojë për Policinë e Kosovës për të garantuar siguri e integritet të Republikës sonë.

 Image
 Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla bashkë me ministrin Elbert Krasniqi dhe Drejtorin e Policisë, Gazmend Hoxha