Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Fun

“Më mungon gruaja” – Qytetarët tregojnë për personat që do tu mungojnë në festa

Kanë mbetur edhe tre janë nga viti 2023 e në këto kohë njerëzit mallëngjehen për të afërmit e miqtë që iu mungojnë.

Ekipi i lajmi.net ka pyetur qytetarët se kush do t’iu mungojë në natën e vitit të ri.

Një i moshuar ka thënë se këtë vit do ta ketë mungesën e gruas e cila ka ndërruar jetë tash e një vit.

“Ai derisa fliste për të tha se kanë pasur një martesë të lumtur për 45 vjet. Mas shumti mungon gruaja që m’ka vdek. Ata tjerët vijnë e shkojnë, 45 vjet bashkë, qe 1 vjet ka vdek”, u shpreh ai.

Një tjetër qytetar u shpreh se më së shumti do ta njejë mungesën e dy djemve të cilën janë në mërgim.

“Unë i kam dy djem jasht, ata nuk do të vinë këtë vit, natyrisht që e ndijmë mungesën e tyre. Jemi vetëm unë dhe gruaja, e si mund të ndihet mirë njeriu kur si ka fëmijët afër, por kur ata janë mirë edhe ne jemi mirë. Shqiptarëve ju kisha uru që nga viti i ardhshëm me u bë më të vyeshëm më punëtorë, mos me nënqmu punën”, ka thënë ai. /Lajmi.net/