Njohja në klub nate mes një 18 vjeçareje italiane me një 17 vjeçar shqiptar e ka çuar këtë të fundit pas hekurave. E reja italiane pretendon se shqiptari ka pasur qëllim që ta sulmojë seksualisht prandaj ka bërë denoncim ndaj tij.
Ajo tregon se shqiptari iu afrua në një klub nate në Imperia, duke e bindur të hipte në një makinë me të, ku sipas saj do të kishte ndodhur abuzimi seksual.
Mbi bazë të dëshmisë së saj është ndaluar 17-vjeçari, me banim në qytetin e Ligurisë. Historia daton rreth dhjetë ditë më parë, por gjyqtari ka vendosur ta lërë të riun në paraburgim pasi ngjarja është zbardhur.
Prokurori, kishte kërkuar burg pasi gjatë hetimeve kishte konstatuar vërtetësinë e historisë së vajzës dhe për rrjedhojë të ngacmimit seksual.
Fillimisht i riu me origjinë shqiptare u ndalua dhe nuk u arrestua për shkak të mungesës së flagrancës, raportojnë mediet italiane.
Hetuesi vlerësoi se i riu mund të arratisej dhe të dhëna që e bënin atë fajtor. Në seancën e radhës të riut shqiptar mund t’i caktohet një masë më e butë sigurie.