Lumni Limaj në emisionin N’pikë po kërkon drejtësi për gruan e tij, e cila ndërroi jetë në QKUK.
Drita Maxhuni – Limaj, më 1 tetor të vitit 2019, kishte pranuar tretman mjekësor në QKMF në Fushë Kosovë.
Mirëpo, pas këtij tretmani ajo doli edhe më keq nga QKMF-ja, dhe më pas u shtri në spital në QKUK.
Bashkëshorti i saj, Lumnia po akuzon mjekun që mori përsipër trajtimin e gruas së tij.
Ai rrëfen se si ndodhi kjo ngjarje e rëndë.
“Më 1 tetor 2019, ish-gruaja Drita Maxhuni është ftohë dhe e kam çu te mjeku. Në ndërrim ka qenë aty Hajzer Dobra. Ia shkruan disa ilaçe dhe infuzione. Kur hyn me i marrë ato, duke marr infuzion shoqja, dhe nuk di çka bëhet me tekniken, Shqipe Kelmendi – Krasniqi, ia jep inekcionet ashtu siç ia ka qit mjeku Hajzer Dobra. Shoqja e humb vetëdijen dhe e kemi marr e kemi çu në Prishtinë në spital në Intenzivë. Më 1 tetor e kemi çu, më 15 tetor më kanë thirrë se ka ndërru jetë shoqja”, tregon ndër tjera Limaj.
Ai thotë se më 1 tetor ia kanë bë inçizimin e trurit dhe i “ka shku triri 86%”.
“Sot e atë ditë kush nuk është marr me këtë rast, mjeku është ne pension, teknikja prapë e vazhdon punën, hetimet kanë pushu”, tregon tutje ai.
Limaj tergon se bashkshortja e tij kishte shkuar me këmbë të veta deri te mjeku në Fushë-Kosovë.
Ai flet se çfarë i ka thënë mjeku Hajzer Dobra pas deklaratës që e ka bë ky kundër tij.
“Mos më akuzu, hiqe lëndën në polici. Më ofroi një golf 4”, thotë ai.