Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani mbrëmjen e së premtes, mori pjesë në pritjen madhështore të mërgatës tonë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Përmes një postimi në Facebook, e para e vendit falënderon Shoqatën “Ulqini” dhe gjithë shoqatat të tjera pjesëmarrëse për këtë organizim.
“Një mbrëmje madhështore në mesin e mërgatës sonë dje, ashtu siç është edhe lidhja ndërmjet Kosovës dhe Amerikës!
Faleminderit Shoqatës ‘Ulqini’ dhe të gjitha shoqatave të tjera pjesëmarrëse për organizimin”, shkruan Osmani.