Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Me pamje nga Rezniku gjatë luftës, Kurti kujton civilët e vrarë në këtë fshat të Vushtrrisë

 
   

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar vrasjet e civilëve nga forcat ushtarako policore serbe gjatë luftës në Reznik të Vushtrrisë.

Kurti, në një postim në rrjetin social Facebook, ka treguar pamje nga fshati i Reznik i Vushtrrisë që ishte bërë strehë për mijëra civilë shqiptar nga Drenica, të detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre që granatoheshin nga ushtria e Serbisë.

“Civilët e pambrojtur qëndronin në kushte të rënduara, që e dëshmoi edhe komisionerja e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, Sadako Ogata gjatë vizitës në shtator 1998, siç shihet në videon nga arkiva e AP”, ka shkruar Kurti.

Ai më tej ka thënë se “Gjatë luftës në vitet 1998-1999 shqiptarët nuk ishin të sigurtë as në Reznik, e askund tjetër në Kosovë. Më 6 prill 1999, katër njësi të forcave të armatosura të Serbisë hynë me dhunë në katër shtëpitë e vëllezërve Ujkani. Në kohë të njëjtë, vranë nëntë anëtarë të kësaj familje, e kështu vepruan më vonë edhe ndaj familjeve Mustafa, Makiqi dhe Bunjaku”.

“Kujtojmë sot civilët e vrarë në Reznik. Nuk e harrojmë asnjëherë dhembjen e qëndresën e popullit tonë. Nuk i harrojmë të dashurit tonë që i humbëm në rrugën e vështirë deri te fitorja e çlirimi. Nderojmë përditë kujtimin për ta duke u angazhuar për forcimin e Republikës sonë”, ka shkruar Kurti.