Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Me rastin e 7 Marsit, Konjufca priti arsimtarë veteranë të shkollës shqipe në Kosovë

 
   

Sot, me rastin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit, Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, priti në takim disa veteranë të arsimit, së bashku me ministren e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci.

Në këtë takim të përzemërt, Konjufca pasi uroi veteranët e arsimit për festën, falënderoi ata për kontributin e pazëvendësueshëm në edukimin dhe arsimimin e brezave.

Konjufca tha se mësuesit dhanë gjithçka nga jeta e tyre, për t’i përgatitur gjeneratat e reja për kontribut sa më të madh për kombin e atdheun.

Ai theksoi se me vetëmohimin e tyre gjatë periudhës së pushtimit, mësuesit kanë shërbyer si model dhe frymëzim në rezistencën dhe luftën për çlirim, ndërsa misioni i mësuesit edhe sot vazhdon të jetë i rëndësisë thelbësore.

Mësuesit veteranë nga ana e tyre falënderuan kryetarin Konjufca për pritjen e ngrohtë dhe vëmendjen ndaj një çështjeje kaq madhore siç është arsimi.