Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Më shumë se 71 të vdekur në Gaza nga sulmet e reja ajrore izraelite

Që nga agimi i sotëm ka pasur një rritje të madhe të sulmeve ajrore në pjesën jugore të Rripit të Gazës, ku Forcat Ajrore izraelite kanë shënjestruar të paktën 10 ndërtesa banimi që ishin të mbushura me civilë në qytetet Khan Younis dhe Rafah.

Është konfirmuar për Al Jazeera-n se, në veri të Gazës një tjetër ndërtesë banimi është shkatërruar plotësisht, duke sjellë të gjithë numrin e të vdekurve nga sulmet e paraagimit në të paktën 71 palestinezë, si në veri ashtu edhe në jug të Rripit.

Në mesin e atyre viktimave të vrarë natën e së enjtes, mësohet se ishte edhe një foshnjë e porsalindur përkrah fëmijëve, grave dhe burrave që ishin duke fjetur.

Izraeli ka përdorur një qasje strategjike, ku nuk bën asnjë lloj paralajmërimi për civilët përpara se të godasë ndërtesat ku ata po strehohen.

Numri i viktimave që nga sulmet e befasishme të së martës tashmë ka arritur në 721 njerëz, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës.