Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Më tradhtoi…”, historia e trishtë Ledjonës/ Tregon vështirësitë e divorcit: Duhet të paguaja borxhet e tij (Video)

Në spektaklin e djeshëm të BBV3, është transmetuar linja e jetës së Ledjonës, një vajzë e fortë e cila i ka përballuar e vetme të gjitha vështirësitë që ka kaluar në jetë.

Ledjona tregon se arsyeja e ndarjes së tyre ka qenë tradhtia që ka patur nga i shoqi dhe më tej i është dashur që të paguajë kredinë e shtëpisë dhe paratë borxh që ai kishte marrë.

“Në 1994 ne kemi vendosur të zhvendosemi në Korçë. Mamaja kujdesej për ne, babi punonte gjatë gjithë kohës. Vëllai është pika ime e dobët. Babai ka probleme me alkoolin, gjithmonë që takohemi bashkë, nuk flasim por vetëm qajmë. Kur isha në shkollë më jepte 20 ose 30 lekë të vjetra për të blerë në pushimin e madh. Në moshën 17 vjeçare dashurohem për herë të parë me babin e vajzës time. I kishte të gjitha, dashuri, respekt, pak dhunë. Të dy kemi qenë të vegjël, nuk e kuptonim çfarë ishte e mira dhe e keqja. Në moshën 21 vjeçare vjen në jetë njeriu më i bukur në botë, Mikaela. Për 2 vite të dy bashkë mundoheshim ta shpëtonim këtë martesë për hatër të vajzës. Në fillim ai kujdesej shumë për vajzën. Pasi krijoi një lidhje me dikë tjetër çdo gjë ndryshoi. Gjithmonë kam vendosur të mos flas që vajza të jetë e lumtur. E gjithë ngarkesa ka rënë sipër meje. Më duhej të paguaja kredinë e shtëpisë, një borxh të ish bashkëshortit dhe shtëpinë. Dhimbjen nuk e ndaja me asnjë njeri duke i shkaktuar vetes ankth. Kurrë nuk qaja në sy të vajzës, nuk kam bërë kurrë vetëm një punë. Nuk do t’i mungojë asgjë derisa unë të kem frymë. Mesazhi që më mungon është ‘o ma u ktheva nga shkolla çfarë ke bërë për të ngrënë?’. Nëse do diçka nuk thotë kurrë, e dua por më thotë ‘ma e ke marrë rrogën?’. Kur kam ikur nga shtëpia mbaj mend lotët e saj ku më thoshte ‘ik mami, por do më kujtosh”, tregon Ledjona.