Në një intervistë për median estoneze “Delfi”, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, citohet të ketë thënë se Perëndimi duhet që “Serbisë t’i ofrojë më shumë kamxhi në vend se gurabi”.
Kjo intervistë ende nuk është shpërndarë nga kabineti qeveritar ose lajmëruar, ndërsa artikulli i plotë i intervistës është me pagesë dhe s’kemi mundur të shohim mbi përmbajtjen e plotë, përveç titullit dhe dy paragrafe të shkruara nga “Delfi” e cila parafrazon atë që ka thënë Kryeministri.
“Beogradi, i indinjuar nga pavarësia e Kosovës, nuk i lejon serbët të integrohen në shoqërinë e Kosovës dhe qëndron si mur në rrugën drejt Bashkimit Evropian, sipas Kurtit.
Megjithatë, liderët perëndimorë, të cilët duhet ta tërheqin me forcë Serbinë nga putrat e ariut të Moskës, shpresojnë ta shpëtojnë”, thuhet në paragrafin siç e ka cituar media estoneze.