Të enjten vonë, një shpërthim i fortë ka ndodhur në pjesën veriore të Mitrovicës. Sipas mediave lokale në atje dyshohet se bëhet fjala për një shok bombë
Shpërthimi është dëgjuar para mesnatës në Lagjen e Boshnjakëve.
Policia e Kosovës ka konfirmuar për mediumin KoSSev se në xhamin e një furgoni janë shkaktuar dëme të lehta materiale, por nuk ka të lënduar.
Hetimet për rastin janë duke u kryer.