
Këngëtarja e shqiptare me famë ndërkombëtare Dua Lipa po pushon në Jug të Shqipërisë në Ksamil.
Sot ajo ka publikuar disa foto nga jugu i vendit ku shfaqet nën shoqërinë e familjarëve dhe miqve të saj duke kënduar dhe festuar.
Por në media greke shkruan se këngëtarja Dua Lipa po pushon në vendlindjen e saj në Kosovë, megjithëse ka publikuar foton nga jugu i Shqipërisë.
Në artikullin e medias greke ‘Protothema‘, nuk përmendet në asnjë moment që këngëtarja ndodhet në Ksamil, por shkruan se ndodhet në Kosovë.