Një ditë e zezë për futbollin shqiptar, teksa sot u nda nga jeta sulmuesi i Egnatias, Raphael Dwamena. Pavarësisht ndihmës së shpejtë mjekësore, lojtari nuk ia doli dot të mbijetojë.
Reagimet kanë qenë të shumta dhe kanë kaluar edhe kufirin e vendit tonë. Përveç medieve shqiptare, kanalet më të mëdha sportive të Europës i kanë kushtuar sulmuesit një shkrim.
Postimet:
“Sky Sport”: Shqipëri, Rafael Dwamena vdes në moshën 28-vjeçare pas kolapsit në fushë, I shënoi Interit në verë.
“Tuttomercatoweb”: Tragjedi në fushë në Shqipëri, ndahet nga jeta ganezi Rafael Dwamena pas kolapsit.
“Blick”: Ish futbollisti i Zyrihut Rafael Duamena vdes në mënyrë tragjike.
“Marca”: Rafael Duamena, ish-Zaragoza dhe Levante, humb jetën pasi pëson kolaps në një ndeshje në Shqipëri.
“Kleine Zeitung”: Rafael Duamena humb jetën pas kolapsit në fushë.