Milan Radoiçiq është dërguar në paraburgim, duke mbajtur 48 orë paraburgim.
Milan Radoiçiq, është ndaluar nga Administrata e Policisë Kriminale dhe është mbajtur në paraburgim për 48 orë, raportojnë mediat në Serbi.
Radoiçiq ishte pjesë e grupit që kreu sulm terrorist në Banjskë më 24 shtator.
Ai ishte nënkryetar i Listës Serbe, nga e cila tha se ka dhënë dorëheqje pas zbulimit se ishte pjesë e grupit që kreu sulmin terrorist.
Policia e Kosovës ka sekuestruar një villë të tij të ndërtuar afër liqenit të Ujmanit.
Ai është i kërkuar nga institucionet e Kosovës për disa vepra kriminale si dhe është në listën e zezë të SHBA-së.