Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Mediat ruse: Serbia po merr kërcënime për shkak të arrestimit të policëve nga Kosova

Autoritetet serbe po marrin kërcënime nga jashtë, shkruan RIA Novosti ruse, për “ndalimin e policëve të Republikës së vetëshpallur të Kosovës në territorin e saj.

Më 14 qershor, sipas agjencisë ruse të afërt me Kremlinin, “tre policë të Republikës së vetëshpallur të Kosovës” u arrestuan në territorin e Serbisë qendrore.

Sipas tekstit, autoritetet serbe kanë raportuar se ata janë ndaluar nga pjesëtarë të njësisë antiterroriste (SAJ) në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë.

Të premten, një gjykatë në Kraljevë u dha atyre 30 ditë paraburgim “me dyshimin për armëmbajtje pa leje”.
Po thonë që nuk po i lirojmë se janë të rrahur, të lënduar, të gjithë të mavijosur, gjysma e mediave evropiane e kanë raportuar, gënjejnë, askush nuk i ka prekur, pinë Coca-Cola, hanë ëmbëlsira, rrush, pjeshkë, çfarë të duan. Ne mund t’ju tregojmë. Por ne jemi ende zuzar dhe të egër”, tha presidenti serb, shkruan RIA Novosti.