Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Mediat serbe e ‘shpallin’ fitoren nga Samiti i Tiranës: Këto janë pikat që hoqëm nga ky samit

 
   

Falë përpjekjeve të Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dy pika të rëndësishme për Serbinë u hoqën nga Deklarata në Tiranë, shkruajnë mediat serbe.

Kështu dukej pika e parë që u hodh:

“Ne pohojmë rëndësinë kritike dhe domosdoshmërinë e vendosjes së sanksioneve kundër Federatës Ruse në përgjigje të aktit të saj të paprovokuar të agresionit dhe shkeljes së ligjit ndërkombëtar.”

Kështu dukej pika e dytë që u hodh:

“Duke njohur efektet negative të ndërhyrjes me qëllim të keq të Rusisë në proceset demokratike dhe në punët e brendshme të shteteve sovrane, ne jemi të bashkuar në angazhimin tonë për të luftuar veprime të tilla. Për më tepër, ne njohim ndikimin shkatërrues të propagandës ruse, luftës hibride dhe fushatave dezinformuese, dhe ne zotohemi të avancojmë përpjekjet tona bashkëpunuese në luftën kundër këtyre sfidave, duke kontribuar në stabilitetin dhe sigurinë e komunitetit ndërkombëtar.”