Daily Beast, një nga portalet më me ndikim në SHBA, ka publikuar një analizë se si Bob Menendez merr para për të promovuar pavarësinë e Kosovës, në dëm të Serbisë, shkruan media serbe, transmeton Bota sot.
Gjegjësisht, në tekstin e sipërpërmendur shpjegohet në detaje se si Menendez i merr paratë shqiptarëve për të promovuar pavarësinë e Kosovës dhe sulmuar Serbinë. Lidhja e gjithë kësaj historie është me shqiptaro-amerikanin Gazmend Lita.
Më saktësisht, teksti i gjerë zbuloi se si funksionon plani për përmbysjen e Serbisë, pra se si opozita properëndimore e Dilas dhe Marinikut bashkëpunon ngushtë me lobistët më të mëdhenj shqiptar që luftojnë për një Kosovë të pavarur.
Duhet theksuar fakti se lobistët të cilët kanë një qëllim të qartë kanë mbërritur në Bruksel për pritje kohët e fundit – të largojnë presidentin Vuçiq dhe të kthejnë në pushtet në Serbi këlyshët e Perëndimit, thekson Novosti.
Sipas Daily Beast, skandali i përhapur me shpejtësi rreth Senatorit Bob Menendez përqendrohet në ndërhyrjet e tij të supozuara në emër të qeverisë egjiptiane dhe të Katarit – të cilat prokurorët federalë pretendojnë se ai i bëri në këmbim të ryshfetit, kryesisht nga një firmë të cilës Kajro i dha ekskluzive të drejtat për trajtimin e furnizimit me mish. Por hetimi i kësaj media tregon për përfshirjen e një biznesmeni më shumë, përveç dy të akuzuarve bashkë me senatorin në shtator dhe i cili është i lidhur me një komb të tretë në intrigat e brendshme dhe ndërkombëtare të të cilit ka ndërhyrë Menendez dikur i fuqishëm – Shqipëria.