Në një lidhje me skype për një emision televiziv, ai tha se arrestimet e këtij megaoperacioni janë vetëm fillimi.
Sipas Ngjelës, SPAK i ka provat dhe po vepron, por problemi është reagimi i Parlamentit shqiptar.
Ngjela: Është fillimi, ka shumë, unë mendoj që të korruptuarit e lartë ka një numër mbi 100 po të keni parasysh se çështja u godit tani se janë garantuar të gjitha provat, janë gjykata ose prokurori të nivelit të lartë ata nuk merren me thashetheme, kjo tregon që i kanë provat, i kanë bërë gati, i kanë, lind problemi që ç’do bëjë ky i yni, ç’do bëjë opinioni publik shqiptar, ç’do të bëjë politika shqiptare dhe ç’do të bëjë parlamenti shqiptar, janë shumë gjëra, ai ndërkohë është i arrestuar nga gjykatat shqiptare për korrupsion zonjë, ende nuk ka shkuar në gjyq.
Gazetari: E ke fjalën për Berishën?
Ngjela: Po për Berishën, ju më keni pyetur pse vonohet çështja dhe nuk shkohet në gjyq, ju kam thënë që si rregull i praktikës hetimor kuptohet që duhet të ketë në lojë edhe krime të tjera që ta akuzojnë.
Gazetari: Ka nisur SPAK një goditje të re?
Ngjela: Është problemi që hap pas hapi dalin provat, nuk mund të nisë procesi për një ish president me prova të dyshimta, këtu flitet që vijnë nga Perëndimi këta, ai është në arrest për një akt korruptiv që është kapur në flagrancë, çfarë do bien të huaj në këtë proces gjyqësor dhe çfarë janë këta dhe sa e kanë lidhjen e politikës se 40 të arrestuar për korrupsion, kanë korrupsionin shtetëror me krimin ekonomik.