![](https://i0.wp.com/www.fiks.al/wp-content/uploads/2023/08/mehaj-nderohet-me-urdhrin-ushtarak-kryqi-i-nderit-ne-ar-te-forcave-te-armatosura-federale-te-gjermanise_64d5215af2632.jpeg?resize=850%2C478&ssl=1)
Kryeministri Albin Kurti, me ftesë të ambasadorit të Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së urdhrit ushtarak “Kryqi i Nderit në Ar” të Forcave të Armatosura Federale të Gjermanisë për ish-ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj.
Në këtë ceremoni që u mbajt në rezidencën e ambasadorit gjerman, Rohde.
Përmes kësaj dekorate u vlerësua lartë edhe një herë puna, bashkëpunimi, profesionalizmi dhe angazhimi i ish-ministrit Mehaj në Qeverinë e Republikës së Kosovës përgjatë këtyre 29 muajve që ushtroi pozitën e ministrit të Mbrojtjes.
Të hënën, ish-ministri Mehaj kishte ofruar kërkesën e tij për lirimin nga detyra për arsye familjare. Në vend të tij, është emëruar Koloneli Ejup Maqedonci.