Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se çlirimi i Kosovës, 25 vjet më parë, ishte e arritura më e madhe e shqiptarëve në shekullin që lëmë pas.
Ai ka nderuar sakrificën e të gjithë atyre që punuan për liri, duke thënë se vetëm të bashkuar mund të ecim përpara.
“Sot, 25 vite pas çlirimit të Kosovës, kemi edhe shumë punë përpara, për të dërguar tutje amanetin e heronjve të kombit, luftëtarëve e invalidëve të luftës çlirimtare si dhe të shumë e shumë gjeneratave që u flijuan për lirinë, çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës” shkroi Mehaj në Facebook.
Ky është postimi i plotë i tij:
25 vite me parë, pas luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe bombardimeve të Aleancës së NATO-së, forcat e kësaj të fundit pas 78 ditë bombardimeve, hynë në Kosovë, duke i dhëne fund dhunës sistematike të regjimit serb.
Çlirimi i Kosovës 25 vite me parë, ishte arritura me e madhe e shqiptarëve gjatë shekullit XX, pas shpalljes se pavarësisë së Shqipërisë dhe njohës se saj nga Lidhja e Kombeve.
Çlirimi i Kosovës 25 vite me parë, ishte arritur e madhe e popullit, luftëtarëve çlirimtarë dhe aleteve tonë në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sot, 25 vite pas çlirimit të Kosovës, kemi edhe shumë punë përpara, për të dërguar tutje amanetin e heronjve të kombit, luftëtarëve e invalidëve të luftës çlirimtare si dhe të shumë e shumë gjeneratave që u flijuan për lirinë, çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës.
Tashme vendi i ynë, ka nisur festimet për shënimin e 25 vjetorit të çlirimit të Kosovës, për çka dua të uroj nga zemra gjithë shqiptarët ku do që janë këtë feste të madhe të popullit tonë.
Sot, kujtojmë dhe nderojmë sakrificën e gjitha gjeneratave, e pa harruar as kontributin e aleteve tonë që kanë dhëne në rrugëtimin tonë për lirinë dhe çlirimin e pavarësinë e Kosovës.
Vetëm të bashkuar, do të ecim sigurt përpara. Ditët para janë në favor në Kosovës dhe popullit tonë.
Urime 25 vjetori i çlirimit të Kosovës.