![](https://i0.wp.com/www.fiks.al/wp-content/uploads/2023/08/mehaj-thote-se-cdo-hap-drejt-forcimi-te-ushtrise-e-kane-hedhur-me-mbeshtetjen-e-shba-se_64d3df9323e3d.png?resize=750%2C375&ssl=1)
Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj që të martën dha dorëheqje, sot është takuar me ministrin e ri të emëruar, Ejup Maqedonci.
Ata bashkë e kanë pritur atasheun Amerikan kolonel Mosley.
Mehaj ka thënë se çdo hap drejt forcimit të ushtrisë së Kosovës e kanë bërë në koordinim me SHBA-të.
”Në një frymë pozitive të takimit, kolonel Mosley i uroj detyrën e re Ministrit Maqedonci duke shprehur gjithë gatishmërinë e tij për bashkëpunim të mëtutjeshëm si vazhdimësi e raporteve të shkëlqyera që kemi pasur deri më tani”.
”Për ne partner strategjik dhe i përhershëm do të mbeten Shtetet e Bashkuara të Amerikës me mbështetjen e të cilëve kemi hedhur çdo hap drejt forcimit të ushtrisë dhe shtetit tonë”, ka shkruar Mehaj në Facebook, të mërkurën.
Dorëheqja e Ramajt ka ngjallur reagime të ambasadave në Kosovë, duke e falënderuar atë për shërbimin.