Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Mehmetaj: PDK-ja nuk ka alternativë ekonomike

 
   

Në studion e “Debat Plus-it”, ishin të ftuar dy deputetët e PDK-së, Hisen Berisha dhe Ardian Kastrati. Në fjalën e tij, gazetari Lirim Mehmetaj e kritikoi partinë e dy deputetëve duke thënë se nuk kanë asnjë alternativë ekonomike për t’ia prezantuar qytetarëve të Kosovës.

“PDK-ja nuk ka alternativë cka të bëjë me ekonomi nuk ka. Fatkeqësisht nuk ka”, tha ai.

“Se duhet t’i ndihmojmë sektorit privat, e thotë edhe gjyshja ime, ‘me ndihmu sektorin privat’. Por, duhet me pas hierarki, me i ndihmu sa, qysh, kur. Ku i merr për me i ndihmu, kur i merr, pse po mundet të marrë, cka le keq”, tha Mehmetaj.

“Duhet me pas zbërthime. Si ta shohësh një politikë pa buxhet, dije që në fakt nuk ekziston. Buxheti e përcakton a ka mundësi a jo. M’u ka kriju një përshtypje që krejt partitë politike janë bashkë”, vijoi ai.