Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Meksikë, rritet numri i viktimave nga uragani Otis

Numri i viktimave nga uragani shkatërrues në Acapulko është rritur në 39, tha qeveria të shtunën.

Uragani Otis goditi Akapulkon me erëra prej 266 km në orë të mërkurën, duke përmbytur qytetin, duke shkatërruae çatitë nga shtëpitë, duke zhytur automjetet dhe duke ndërprerë komunikimet si dhe lidhjet rrugore dhe ajrore.

Shumë njerëz janë ankuar për ndihmën e pamjaftueshme të qeverisë për Acapulco. Disa zyrtarë kanë shprehur privatisht shqetësimin se numri i viktimave mund të rritet. “Ndihma nuk ka ardhur,” tha Carlos Diaz, një mësues.

“Ne jemi vetëm, nuk ka asnjë shenjë të qeverisë.”, ka thënë më tej ai.

Mes të vdekurve, 29 ishin burra dhe 10 gra, tha qeveria, duke cituar shifra nga Guerrero, shteti i Akapulkos. Qeveria tha se më shumë se 220,000 shtëpi dhe 80% e sektorit të hoteleve janë prekur dhe mbi 513,000 njerëz humbën energjinë. Kostoja e shkatërrimit të lënë nga Otis është vlerësuar në miliarda dollarë.

Autoritetet meksikane thanë se Otis ishte stuhia më e fuqishme që ka goditur ndonjëherë bregun e Paqësorit të Meksikës./abcnews.al