Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj, pati kritika ndaj kreut të PDK-së Memli Krasniqi, i cili s’do të jetë kandidat për kryeministër të vendit.
Ai u pyet se përse ka kritika ndaj opozitës në përgjithësi.
“Dy vjet e gjysmë kam provu me bashkëpunu, masi ata s’më kanë thirrë kam thënë t’i thirri, na s’dojmë me u duk ashtu…e qysh doni me u dok”, tha Molliqaj në Pressing.
“Njëri e dorëzoi lojën pa shku në zgjedhje hiç, ai e la ai partinë Memli Krasniqi, kryetari tha s’po garoj. Ai u zgjedh aty me qenë i suksesshëm, nuk është zgjedhë pse është djalë i mirë ose i pashëm”, tha Molliqaj.