Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka kritikuar Kuvendin se e ka humbur çdo kuptim për çka është i thirrur.
Kreu i PDK-së tha se deputetët e shumicës parlamentare “me të ardhura mujore afër 2 mijë euro sot votuan kundër minatorëve dhe policëve të vendit të vet, të cilët çdo ditë rrezikojnë shëndetin dhe jetën e tyre për shtetin e Kosovës”.
“A ka ku shkon më poshtë? Ky Kuvend e ka humbur çdo kuptim për çka është i thirrur. Këta deputetë nuk përfaqësojnë më askënd dhe asgjë, përveçse interesat dhe përfitimet e tyre personale. Çfarë turpi!”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.
Opozita ka kërkuar sot në Kuvendin e Kosovës futjen në rend të ditës të një pike ku parashihet miratimi i një rezolute në mbështetje të minatorëve të Trepçës, por pozita ka kundërshtuar.