Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Memli Krasniqi, Kurtit: Ti je shembulli më i keq i opozitarit që e ka pasur Kosova ndonjëherë

Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi, i është përgjigjur Kurtit i cili tha se opozita duke mos i votuar marrëveshjet ndërkombëtare po e bën Ksoovën të duket joserioze.
Krasniqi ka thënë se nëse dikush e ka bërë Kosovën të duket joserioze në raport me ndërkombëtarët, atëherë është Kurti.“Tha që ky mosvotim po e bën shtetin joserioz në raport me ndërkombëtarët, e vërteta është që këtë shtet nëse e ka bërë me u dok joserioz në raport me ndërkombëtarët dikush në Kosovë ndonjëherë, jeni ju personalisht”, tha ai.
Ai tha se opozita nuk ka faj për sanksionet ndaj Kosovës, por pushteti.
“I kemi gati 500 milionë euro që i kemi votuar deri tash ne si opozitë bashkë me shumicën çdo marrëveshje ndërkombëtare. Çka po ndodh me to, s’keni fillu me implementu as gjysmën prej tyre. Nuk je tu u brengos ti as për punëtorin as për asnjë kategori në Kosovë”.
Ai tha se kjo u dëshmua me ambstenimin për votimin e futjes së rezolutës për Policinë në rend të ditës.“E përmende që ke qenë opozitar, por po ta përkujtoj që ti ke qenë shembulli më i keq i opozitarit që Kosova ka pasur ndonjëherë. E sa për që ti i ke mbështet marrëveshjet, ti as marrëveshjen për stabilizim asoocim, më të rëndësishmen të Kosovës, nuk e ke mbështet”, tha ai.