Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Menaxheri i sigurisë vetëvritet brenda qendrës tregtare në Tiranë

Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmë në një qendër tregtare në Tiranë.

Mësohet se menaxheri i sigurisë së një kompanie është gjetur i pajetë, ndërsa dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri.

Ngjarja ndodhi rreth orës 23:15. Burime zyrtare bënë me dije se bëhet fjalë për 45-vjeçarin Mikel Luarasi.

Më datë 01.08.2023, rreth orës 23:15, te një qendre tregtare, shtetasi M. L., 45 vjeç, (menaxheri i sigurisë së kompanisë X që menaxhon sigurinë e TEG), dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e policisë./Ora News/