Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Shëndetësia

Mëngjesi-tri rregullat e arta për rënien në peshë

Një nga mënyrat më të mira për të bërë një ndryshim rrënjësor në stilin e jetesës, është ngrënia e një mëngjesi të shëndetshëm çdo ditë.

Studimet kanë treguar se ngrënia e mëngjesit, i jep një shtysë pozitive metabolizmit.

Megjithatë, kur vjen puna tek ky vakt i rëndësishëm, duhet të dimë që jo çdo ushqim që hamë në mëngjes ka të njëjtin ndikim tek pesha trupore.
Nëse nuk tregojmë kujdes, disa ushqime mund të kenë efekt të kundërt.

Në këtë artikull do të mësoni rregullat e arta të ngrënies së mëngjesit që ju ndihmojnë të humbisni peshë.

Hani menjëherë pasi të zgjoheni

Studimet kanë treguar se ngrënia e mëngjesit e vë në punë metabolizmin.

Për këtë arsye duhet të ushqeheni brenda 30-60 minutave pas zgjimit.

Në këtë mënyrë, do të shfrytëzoni plotësisht avantazhet e metabolizmit të shpejtë dhe aftësisë së trupit për të djegur yndyrnat.
Ushqyerja menjëherë pas zgjimit ju ndihmon të mos keni uri më vonë gjatë paradites.

Nëse kjo ndodh, atëherë me siguri do të bëni zgjedhje të gabuara në vaktin e drekës apo darkës.

Nëse nuk jeni tipi i njeriut që preferon të ushqehet në mëngjes, atëherë përpiquni të konsumoni kos me fruta të përzier në një mikser.

Ushqimet më të rekomanduara për mëngjes

Sipas të dhënave të Agro Web.org, një ushqim i pasur me proteina – vezë dhe kos shtëpie – mban larg kthetrat e urisë që dalin në pah gjatë paradites.

Në këtë mënyrë, do të hani më pak dhe rrjedhimisht do të humbisni në peshë.

Një studim i kohëve të fundit zbuloi se gratë që ushqehen me vezë në mëngjes humbasin dyfishin e peshës në krahasim me gratë që e nisin ditën me byrek ose produkte të tjera brumi.

Proteina tek vezët ju mban më të ngopur dhe rrjedhimisht trupi merr më pak kalori gjatë ditës.
Ushqimet e pasura me proteinë janë një zgjedhje e shkëlqyer për t’u ndier të ngopur dhe plot energji.

Drithërat

Ushqime si tërshëra apo drithërat me banane janë ideale sepse ju mbajnë të ngopur për shumë kohë dhe ju ndihmojnë të humbisni kalori më shpejt.

Tërshëra me banana është jo vetëm një ushqim i shëndetshëm por edhe i shijshëm.