Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Mërgimtarët ankohen për rrugën në Serbi

Kjo pamje është rikthyer që nga fillimi i këtij korriku.

Mërgimtarët shqiptarë teksa presin në kolona në pikën kufitare të Kroacisë.

Por, të mërkurën hyrja në Kosovë ishte shumë e lehtë.

Fluks më i vogël i veturave u pa këtu në pikën kufitare në Merdarë – e shumica nga ta ishin nga diaspora.

Ani se kalimi përmes territorit të Serbisë, nuk po u shfaq pasiguri, ky shqiptar nga Lushnja ankohet për një gjë tjetër tek autoritetet serbe.

Derisa, të tjerët thonë se përkundër shqetësimeve që situatat e fundit politike mes Kosovës dhe Serbisë, do të mund t’u sillte ndonjë maltretim gjatë rrugës apo nga autoritetet serbe, siguria ishte në nivelin e duhur.

Javë më parë, ministria e Punëve të Jashtme u bënte thirrje mërgimtarëve që ta shmangin ardhjen në vendlindje përmes territorit serb.

Kjo për shkak të situatave të krijuara në veri të vendit.