Mërgimtarët të cilët po kthehen në vendbanimet e tyre në perëndim janë duke hasur telashe në kufirin Serbi-Hungari.
Një mërgimtar ka raportuar se kolonat e gjata po bëjnë që të ketë pritje deri në 9 orë në kufi.
Ai thotë se këtë situatë po e rëndon edhe më shumë kontrollimi i veturave dhe valixheve nga autoritetet.
“Unë ende nuk kam kaluar. Ka disa orë që jam duke pritur për të kaluar. Kontrollat janë shumë të rrepta nga policia hungareze. Këtu janë edhe vonesat më të mëdha. Ata që kanë më u kthy në Gjermani apo Austri ndoshta më mirë do ishte të shkojnë përmes Kroacisë” ka thënë ai.