Meri Gjini ka treguar se çfarë i pret shenjat e Horoskopit në katër ditët e mbetura të kësaj jave.
Në studion e “7pa5” ajo ka dhënë këshillat dhe ka shpjeguar se ku duhet të bëjnë kujdes 12 shenjat, teksa është ndalur te çështjet ekonomike dhe çështje të tjera.
<
Dashi: Ajo që do t’i bënte të jenë më produktiv dhe të ndihem më mirë me veten e tyre, do të ishte të qartësojnë mendimin para se të veprojnë. Organizimi i çështjeve që i përkasin shtëpisë gjatë fundit të javës do të jetë ajo që do të dominojë agjendën e tyre.
Demi: Të ruajnë shumë pak tonacionin ditën e sotme. Ndjesia e nervozizmit do të vazhdojë pak gjatë. Duan t’i bien shkurt dhe të merren të mirëqenë gjë që do të sillte çorientim te familjarët.
Duke nisur nga e shtuna dhe e diela duhet të orientojnë veten se çfarë është e rëndësishme për t’u vendosur prioritet në agjendën e tyre.
Binjakët: Duket sikur nervozizmi është instikti i parë. Do të vazhdojë dhe pak, megjithatë deri në fundin e javës t’i lënë gjërat të rrjedhin. Do të ndryshojë për mirë vazhdimësia e muajit prill.
Gaforrja: Duket sikur do t’i dedikojnë kohën vetes dhe familjes këtë fundjavë. Do të duhet të bëjnë ç’është e mundur për të ulur ritmin. Të mos bëjnë asgjë të nxituar nëse duan të minimizojnë probabilitetin e bërjes së gabimeve.
Luani: E vetmja këshillë që kam është të ruajnë gjërat personale, të mos i ndajnë të paktën deri nga e shtuna paradite.
Virgjëresha: Do të duhet të jenë racionalë në gjykimin e tyre drejt çfarëdolloj individi dhe situate. Nga sot tendenca e faktorit e papritur do të jetë shumë e fortë.
Peshorja: Do të duhet të kenë mundësi që të ç’lodhen, të merren pak me veten. Duket sikur ky Saturn dhe Mars bën të mundur që të vazhdojnë vështirësitë me fizikun e vet.
Akrepi: Probabiliteti i gabimeve është prezent. Në planet dhe gjërat që duan më shumë do të kenë ndihmën e fatit. Çfarë kanë të rëndësishme për 2024 të vendoset në agjendë nga dita e sotme.
Shigjetari: Në një katërkëndësh e gjejnë veten me Saturnin dhe Marsin, për çështje të rëndësishme profesionale duhet të presin dhe pak. Sa i përket pjesës sociale, do të keni mundësi të jeni më mirë.
Bricjapi: Kanë një lloj tendence që të jenë pak të ngurtë dhe jo pozitiv në mënyrën si do të pozicionohen ndaj njerëzve që mendojnë se nuk i kuptojnë rregullat e tyre. Të jenë pak të kujdesshëm. Gjejeni formën për të qenë më të zbutur ju dhe për të pranuar dhe për të kërkuar zbutje nga të tjerët.
Ujori: Nuk ka vend për sqarime. Komunikimi nuk ëhstë arma më e fortë. Do ta gjejnë veten duke shpenzuar pak më shumë këto ditë, megjithatë është një proces që do të shijojnë.
Peshqit: Kanë pak nervozizëm në ambientet familjare të tyre. Lëreni mënjanë dhe merruni me çështjet që keni të rëndësishme, sidomos ato ekonomike. Pa shumë analiza të projektojnë veten shumë pozitivisht sepse ka vend për faktorin e të papriturës, por për mirë. /vizionplus.tv