Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Meri pas eleminimit nga “BBV”: Qëllimi im, të njihesha më mirë me publikun

Astrologia Meri Shehu është parë entuziaste pas largimit nga Big Brother VIP3, duke u shprehur se e kishte pritur këtë fazë me qetësi dhe se ishte momenti të largohej nga Shtëpia tani që u nxehën paksa gjakrat.

Në intervistën e dhënë pas përfundimit të rrugëtimit të saj në format, Meri tha se megjithëse nuk mundi të fitonte 100 mijë euroshin, kjo eksperiencë i shërbeu të njihej më mirë me publikun.

Meri: Nuk u mërzita që dola, ishte momenti që të largohesha sepse u nxehën paksa gjakrat. Në fillim u akuzova si njeri i dhunshëm, por në vijimësi tregova që nuk jam aspak e dhunëshme. Kjo më mjaftoi që të them se ‘unë jam vetë paqja, mbrapa më vjen historia’.Ledioni: Kjo është e vërtetë dhe unë jam i lumtur që emri yt ishte në një zarf që ka të bëj me eliminimin për shkak të votave, dhe jo me një zarf të zi të Vëllait të Madh për çështje të tjera.

Meri: Falenderoj publikun që më ka mbështetur, unë dhash maksimumin. Unë jam shumë e lumtur që njoha personazhet aty brenda, ndoshta nuk ishte qëllimi im final për të fituar 100 mijë euroshin, por të njihesha më mirë me publikun. Aty gjërat shkuan mirë, mund të shkonin edhe më mirë, mund të bënim aleanca me banorët, por nuk mund të them as se kam qenë një njeri i qetë.

Po studioja dhe po menaxhoja energjitë e mija. Sa i përket Gazit dhe Ilnisës, unë nuk mund të ngrihesha që në mëngjes dhe të bëja shamatë me tenxhere apo të zihesha qoshe më qoshe të shtëpisë dhe as të këndoja gjithë natën këngë rroku apo të isha një mashkull që rrinte gjithë natën aty me burrat e tjerë. Pozicioni im ishte ky, u ndjeva mirë, bëra atë që doja të bëja, mora dashuri, mora atë që doja të merrja, tani jam e gjitha për ju që t’u tregoj horoskopin.