Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Horoskopi

Mërkuri në Dem: Tre shenjat që do të kenë zhvillime në punë & përditshmëri

Më 16/5, Mërkuri kalon në Dem, duke ndikuar ndjeshëm në jetën e përditshme të disa shenjave. Gjithçka që ka të bëjë me Mërkurin, si komunikimi, kontaktet, udhëtimet, njohuritë dhe informacionet, çështjet burokratike, blerjet, marrëdhëniet familjare, rutina e punës mund të ndryshojnë.

PESHQIT
Mërkuri kalon në shtëpinë tuaj të tretë diellore dhe jeta e përditshme do të bëhet më e qetë pasi nuk do të keni nevojë të ndërhyni drejtpërdrejt për të zgjidhur çështjet tuaja të ndryshme.
Do të mësoni shumë dhe ndoshta do të mërziteni nga një zhvillim që duket se përcakton gjërat kundër jush. Por mund të mësoni edhe një lajm të keq për një të afërm apo të njohur tuajin.
Nëse jeni në dhjetëditëshin e dytë, më 27/5 në ndërveprimin me Saturnin tuaj do t’ju shtyjë të organizoni dhe zgjidhni çështjet burokratike ose të bëni diskutime në lidhje me çështjet tuaja profesionale ose financiare.

VIRGJËRESHA
Me Mërkurin në shtëpinë tuaj të 9-të do të mërziteni, ndoshta sepse ajo që do të mësoni do t’ju shtyjë të ndryshoni plotësisht imazhin tuaj për njerëzit dhe situatat. Mund të ndryshoni kurs në disa plane që lidhen me një udhëtim, studime ose të një çështje ligjore.

SHIGJETARI
Ju Shigjetarët do të prekeni kryesisht nga rutina juaj e punës dhe kolegët apo marrëdhëniet zyrtare. Nëse i përkisni dhjetëditëshit të parë, mund të ketë një zhvillim negativ në punën tuaj që do t’ju shqetësojë dhe rreth datës 17 do të detyroheni të mbylleni në guaskën tuaj, duke mos i besuar askujt apo të ndërprisni kontaktet me një koleg/punonjës.