Koha e ngrohtë dhe me diell që na ka shoqëruar gjatë dy javëve të para të tetorit do të marrë fund këtë të hënë kur territori ynë pritet të përfshihet nga një mot i paqëndrueshëm.
Gjatë gjithë orëve të ditës do të mbizotërojnë vranësirat, por nuk do të mungojnë as reshjet e shiut. Për pasojë, edhe temperaturat do të bien me 6 gradë.
“Kjo do të thotë se do të kemi vranësira të shumta gjatë ditës së hënë dhe ditës së martë duke bërë që këto vranësira të gjenerojnë reshje shiu në të gjithë territorin shqiptar”, tha meteorologu Hakil Osmani.
Kjo situatë do të vazhdojë deri të mërkurën, kur vlerat termike do të rriten sërish, duke sjellë kthjellim të motit.
Pritet që të kemi sërish përmirësim gradual të kushteve të motit, duke bërë që të kemi alternime kthjellimesh dhe vranësirash, të cilat më të shpeshta mbeten të fokusuara, por nuk priten reshje”.
Por sipas sinoptikanëve, fundjava e ardhshme pritet që të kthejë sërish vranësirat dhe temperatura tipike të vjeshtës, ku prezente do të jetë edhe era.