“Stop” ishte në Lezhë, pasi një zonjë tregoi se çfarë lojërash ka bërë ish-bashkëshorti me të cilin jetoi 23 vjet. Ky i fundit në bashkëpunim me firmën ndërtuese, tjetërsuan pasurinë e blerë në vitet 2017-2018.
“Kam firmosur tek kontrata. Kur vij tani në verë marr vesh që kjo shtëpi, ky ka lëvizur me letra, me kontratën, ka folur me ndërtuesin e pallatit dhe ka bërë një kontratë tjetër pa lejen time që emri im nuk është në atë kontratë”, tha ai.
Në fund shtëpia i kaloi një personi të lidhur me ish-burrin e saj, kunatit të tij. Në të gjitha këto veprime, denoncuesja nuk është pyetur fare nga noteri Fran Gjoni.
Avokati Arben Llangozi tregon shkeljet e kodit të familjes në këtë rast, përmes kontratave fiktive në zyrën e noterit, në një kohë, kur sistemi i noterëve nuk i lejon këto akte.
“Në moment që kjo pasuri është blerë nga bashkëshorti do të thotë që kemi të bëjmë me një pasuri me regjim martesor që i kanë të drejtat të barabarta. Aq më tepër që të gjitha kontratat janë bërë tek ky noter. Edhe lidhja e kontratës tjetër është fiktive sepse është bërë me qëllim fshehjen e kësaj pasurie. Kemi të bëjmë me disa kontrata të njëpasnjëshme të falsifikuara. Noteri nga viti 2013 e vijim kemi me një regjistër noterial shqiptar, RNSH quhet dhe çdo lloj veprimi apo transaksioni noteri e ka të përcaktuar në këtë regjistër. Aty duhet të ishte edhe certifikata familjare, ku noteri duhej të ishte bazuar, para revokimit të kontratës. Ai duhej me patjetër të kishte kërkuar certifikatat për të vërtetuar nëse kishte persona të tjerë që kishin të drejta pasurore nga kjo kontratë apo jo”, tha avokati Llangozi.
Vetë noteri nuk i pranon shkeljet.
Noteri: Ç’a kishe? Hajde! Po, më thuaj!
Qytetari: Për problemin e shtëpisë së… Tani, si është problem?
Noteri: Ka bërë një kontratë sipërmarrje. Nuk është shtëpi kjo. Kjo është, e ka prenotuar si apartament. Ka paguar 43 mijë Euro, është prish kontrata dhe i ka kthyer firma 43 mijë euro. Kjo është.
Qytetari: Pa dijeninë e gruas, si mund ta japi ai?
Noteri: Ejjj, të lutem, na ti..!
Qytetari: Unë po të pyes, o burrë!
Noteri: Ka ardhur e ka bërë vetë kontratën, pa dijeninë e gruas. Kontratën këtu…
Qytetari: Jo mo, s’e ka bërë pa dijeninë e gruas, po nëse, hë…
Noteri: Po, ku di unë. Shife, ku thotë Gjergj Suti këtu, i ka dhënë… përfaqësues… ja urdhëro. E ka bërë pa dijeninë e gruas. Kur e ka porosit, ka dijeninë e gruas, kur e ka revukuar pa gruan.
Qytetari: I bie është gabim!
Qytetari: Domethënë, kur unë ble një shtëpi dhe jam i martuar ose porosis diçka, kur bëj revokim, nuk del atje domethënë, që unë jam i martuar dhe duhet të vijë edhe nusja, që të firmosë, apo…?
Noteri: Që në 2019-tën, o djali. E kam bërë në 2019-tën me sistemin e vjetër të asaj, kurse tani, me sistemin e ri, që e kanë fut automatikisht edhe gruan, është problem tjetër. Deri atëherë, s’e kanë pas fut gruan.
Noteri: Ka dy gjana, ose duhet të flasësh me firmën, nëse nuk e ka ashtu, ose do të marrësh 22 mijë Euro ose 22 mijë e 500 Euro.
Qytetari: Ose të revokoj këtë. Ta bëj të jashtëligjshme këtë noterinë, që ke bërë ti.
Noteri: Kjo zgjidhet vetëm me vendim gjykate.
Qytetari: Po!
Noteri: Me padi civile. Pavlefshmërinë e kësaj revokimin e kontratës.
Qytetari: Kthehet në gjendjen fillestare si…
Noteri: Po, po me vendim gjykate. Po ai vendim gjykate, ty të shkon 2 vjet, 3 vjet. Të fut edhe një apel, rri nja 3-4 vjet në Gjykatën e Apelit edhe…..
Kur gruaja ka tentuar të hyjë në apartamentin të cilin e mban ish-burri, por e falsifikoi me letra, ajo është dhunuar jo vetëm nga ai por edhe nga djali 18 vjeç.
“Ndodhi që hapa derën dhe kanë kaluar një gjysmë ore, isha me gocën e vogël dhe motrën. Goca ishte e gëzuar dhe kur vjen burri im me dy çunat dhe një shok të çunit dhe ku merr, ishte një punëtor tek shtëpia, e merr e shtyn dhe i thotë ça do te shtëpia ime. Vjen çuni tek unë të më regjistrojë edhe mundohet të më gjuajë”, tha denoncuesja.
Gjergj Suti (bashkëshorti): E di, që ke prek pronën e huaj?
Denoncuesja: Mos e prek burrin e huaj! Ik!
Djali: Merr Policinë, merr!
Denoncuesja: Ik të thashë, ik! Hë gjuaj!
“Djali e heq kamerën. Pasi është mbyllur kamera vjen burri më fut duart në fyt dhe më fut dy grushte në kokë. Më thotë me u larguar nga këtu se kjo nuk është shtëpia jote”, tha denoncuesja./tvklan.al