Fjolla Morina ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të disa postimeve që ka bërë në rrjete sociale. Ajo është parë në një gjendje të rënduar emocionale, teksa shpesh ka hyrë edhe live në Instagram dhe ka bërë akuza kundrejt kolegëve të saj, mes tyre ka përmendur edhe Morena Tarakun.
Fjolla shkruan se Morena është e përfshirë ‘në një krim të organizuar’ duke përmendur edhe emra të tjerë.
Për këtë ka reaguar së fundmi Morena, e cila shkruan thjesht: “Zot na ruaj mendtë e kokës”.