Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Horoskopi

Mes Sarës dhe Françeskës ja kë zgjedh Efi për tu përjashtuar!

Efi ka qenë e ftuar në ‘Big Brother Radio’ me Elona Duron dhe Eni Shehun ku ka diskutuar për përplasjen e Sarës me Françeskën.

Efi ka qenë e ftuar në ‘Big Brother Radio’ me Elona Duron dhe Eni Shehun ku ka diskutuar për përplasjen e Sarës me Françeskën.Sipas saj personi që duhet të përjashtohet është Sara pasi ajo e nisi gjithë këtë gjë në një formë të shëmtuar. Ofendimet e Françeskës ndaj Sarës po ashtu Efi i ka konsideruar të turpshme.‘Në fillim e kam parë shumë imtësisht pasi janë disa gjëra që nuk duken qartazi, doja të shihja kush e nisi si gjë. Kam parë çdo detaj nga pasqyra dhe kam parë që Sara e ka nisur çdo gjë. Në vija të përgjithshme mund të them që të dyja mund të “dënohen” për sjelljen e tyre kundrejt njëra-tjetrës, por padyshim nëse do të vija dikë përpara ajo do të ishte Sara sepse me thënë të drejtën nuk e kuptoj fare këtë lloj sjellje kaq të shëmtuar.

Po, po jam shumë e mendimit që duhet të përjashtohet. Pavarësisht se çfarë pasoi mbrapa ne të gjithë e dimë se në fund të ditës njeriu është shkak pasojë. Në momentin që ndizet zjarri atëherë vazhdon situata. Veprimi i Sarës është i pafalshëm fare, aq më tepër që gënjeu mbrapa duke thënë se nuk bëri asgjë.’