Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Mesazhe të nxehta me një prift, murgesha dëbohet nga manastiri

Një murgeshë me aftësi të kufizuara nga Teksasi u dëbua nga manastiri për thyerje të betimit të dashurisë ndaj Zotit. Ajo pranon se ka shkëmbyer mesazhe me përmbajtje seksuale me një prift, por ata nuk kanë patur marrëdhënie intime.

Kryemurgesha Teresa Agnes Gerlach, 43 vjeç, e cila ndodhet në një karrige me rrota dhe ushqehet përmes një tubi u akuzua gjatë seancës dëgjimore për thyerje të betimit.

“Bëra një gabim të tmershëm. Nuk isha mirë nga mendtë. Edhe një murgeshë mund të dështojë”, iu drejtua ajo Michael Olson, peshkopit që po e merrte në pyetje.Gerlach u dëbua nga manastiri që drejtonte në Arlington, Teksas pasi hetimi zbuloi marrëdhënien e saj me priftin Bernard Marie. Ajo ka ngritur një padi prej 1 milionë Dollarësh ndaj peshkopit dhe dioqezës duke i akuzuar për cenim privatësie, sekuestrim të mjeteve elektronike dhe njollosje të figurës.

Murgesha pranoi se situata ishte nxehur në telefon dhe në videothirrje, por nuk ishte takuar kurrë me priftin.

“Ishte e gjitha në telefon. Sinqerisht. Asokohe, po kaloja kriza dhe isha në një pozitë të vështirë. Mendoj se truri im vërtet u bë lëmsh”, tha ajo.