Bardhyl Meta, ish-deputet i LDK-së, i ka reaguar Mefail Bajqinovcit, deputet i VV-së, i cili e akuzoi opozitën se kur u dështon kauza, sajon filma të lodhtë.
Sipas Metës, Kosova është për herë të parë dhe e vetmja në Evropë nën sanksione nga BE-ja dhe ShBA-ja.
“„Kosova është për herë të parë – dhe vetmja n’Europë nën Sanksione te BE-së dhe SHBA“ – ndërkaq, Qeveria e Deputetet e saj qesin shkelma, shfrynë mbi bashkëqytetarët e vet dhe etiketojnë këdo që s‘pajtohet me këtë izolim dhe ndëshkimet Euroatlantike e Sanksionet ndaj vendit!?” – shkruan ai.
Tutje, Meta ka shkruar se të akuzosh këdo që është kundër VV-së si bashkëpunëtor të Serbisë, është miopi kolektive.
“Akuzat e përdala se te gjithe te tjeret qe s’jane VV, perfshi bashkesine nderkombetare SHBA e BE etj – punojne per Serbine, jane miopi kolektive, ahmakllak dhe vetvrasje që mund ti ngjaje vetëm nje sekte okulte, por jo nje shteti e Kombi si Kosova e Kosovaret!” – shkruan Meta.