Metoda të reja për përdormin e listerinës

Shumica e njerëzve e përdorin për higjienën e dhëmbëve dhe për të mbajtur të freskët frymëmarrjen. Por janë të paktë ata që i dinë 10 përdorimet alternative të Listerinës.

 

Fillimisht Listerina u krijua si dezinfektues për operacionet kirurgjikale.

Në vitin 1879 dhe Dr. Joseph Lawrence, me kolegun e tij Jordan Wheat Lambert, e krijuan këtë përzierje të përbërë nga vajra esencial të mentolit, thymolit dhe eukaliptolit, nga metil salicilati dhe etanoli. Prandaj u përdor si një antiseptik dhe pastrues për mjediset.

Përveç kujdesit për higjienën e dhëmbëve dhe gojës, Listerina mund të përdoret në këto mënyra:

Zhduk kërpudhat e këmbës

Kërpudhat që formohen në këmbë, janë pasojë e lëkurës së vdekur dhe salicilati që e ka në Listerina, ndihmon që lëkura e vdekur të hiqet. Një larje e thjeshtë e këmbëve me të është zgjidhja ideale për t’i hequr kërpudhat. Përdorimi: Në një legen derdhni ujë të ngrohtë dhe pak Listerine, mbani këmbët aty për rreth njëzet minuta. Përsëriteni trajtimin për disa ditë.

Për pastrimin e tualeteve

Hidhni pak Listerinë në tualet dhe lëreni mbyllur për disa minuta. Pastaj shpërlani papastërtitë. Përdorimi i larësit të gojës është gjithashtu i dobishëm për eliminimin e aromave të pakëndshme.

Për pickimet e insekteve

Larësi i gojës është jashtëzakonisht i efektshëm për lehtësimin e kafshimeve të insekteve. Derdhni pak Listerinë në një copë pambuku dhe aplikojeni në vendin ku jeni pickuar.

Si deodorant

Vendosni pak Listerinë nën sqetull, eliminon aromat e pakëndshme dhe pengon formimin e tyre. Nëse keni harruar të blini deodorant, kjo është një alternative efektive.

Lufton zbokthin

Për të luftuar këtë lloj problemi, masazhoni kokën me Listerinë, më pas shpëlajeni. Përsëriteni të paktën dy herë në javë dhe zbokthi do të zhduket.

Pastron fytyrën

Falë vetive të tij të jashtëzakonshme antiseptike, Listerina është efektive për luftimin e problemeve të ndryshme të lëkurës.

Pastroni furçat e dhëmbëve

Furça e dhëmbëve duhet të pastrohet rregullisht. Listerina e bën shumë mirë këtë punë.

Për t’ pastruar ekranet

Listerina është e përshtatshme për pastrimin e ekranit të tabletave dhe telefonave.

Largon aromat e pakëndshme

Listerina eliminon aromat e këqija dhe parandalon formimin e tyre. Derdhni disa pika në një copë dhe vendoseni në fund të koshit të mbeturinave.

Kundër morrave

Një përzierje e Listerinës dhe uthullës në pjesë të barabarta do t’ju ndihmojë ta zgjidhni problemin. Derdhni përzierjen në një shishe llaku dhe spërkateni atë në flokë. Masazhojeni mirë dhe gjatë, pastaj mbulojeni me një peshqir dhe lërini flokët të thahen vetë.