Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Mezi po pres të shoh nga afër…”, Meta ironi dhe sarkazëm ndaj Ramës nga rrjetet sociale: Shpresoj të mos vonohemi në semafor

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka ndarë një video-mesazh me qytetarët, teksa ka ironizuar investimet e qeverisë dhe premtimet e pa mbajtura në qytetin e Korçës.

Meta thekson se do shohë nga afër disa nga premtimet e bujshme të qeverisë, duke filluar nga: “”hekurudhën e re që lidh Korçën me Pogradecin”, “aeroportin gjigand me miliona turistë”, “stadiumin e ri plot me kulla”, “TEC-in e sapopërfunduar”, si dhe “sistemin e ngrohjes me gaz nga TAP””.

Meta ka njoftuar zhvillimin e tryezës së PL për Arsimin, në të cilën do prezantohen prioritetet e kësaj force politike.

“Duke udhëtuar drejt Korçës së Mësonjëtores së Parë Shqipe, ku do të zhvillojmë sot Tryezën shumë të rëndësishme të Partisë së Lirisë për Arsimin. Mezi po presim të shohim nga afër “hekurudhën e re që lidh Korçën me Pogradecin”, “aeroportin gjigand me miliona turistë”, “stadiumin e ri plot me kulla”, “TEC-in e sapopërfunduar”, si dhe “sistemin e ngrohjes me gaz nga TAP”. Gjithmonë nëse na premton koha që të mos vonohemi në “semaforët e Korçës”!”, thekson ai.