Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Michel Barnier emërohet kryeministër i ri i Francës

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, e ka emëruar Michel Barnierin kryeministër të ri të vendit të enjten, në përpjekje për t’i dhënë fund ngërçit politik pas zgjedhjeve të parakohshme që nuk prodhuan fitues bindës.

Michel Barnier është më i njohur për rolin e tij në ndërmjetësimin e daljes së Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Evropian midis 2016 dhe 2021.


Reklamë

Reklamë

Reklamë
ADVERTISEMENT

Në një deklaratë të enjten, Pallati Élysée tha: “Presidenti i Republikës ka emëruar Michel Barnier si Kryeministër. Ai duhet të formojë një qeveri të bashkuar për t’i shërbyer vendit dhe popullit francez”.

Deklarata shtoi se emërimi i Barnier vjen pas “një cikël të paprecedentë konsultimesh” për të siguruar një qeveri të qëndrueshme.

Barnier, 73 vjeç, një eurofil i vendosur, është një anëtar i partisë republikane që përfaqëson të djathtën tradicionale. Ai është më i njohur në skenën ndërkombëtare për rolin e tij në ndërmjetësimin e daljes së Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Evropian.