Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Mickoski shpalos parimet e qeverisë së re, paralajmëron luftë kundër krimit

VMRO DPMNE, një ditë pas zgjedhjeve parlamentare, mbajti takimin e parë partiak në të cilin definoi, siç thonë ata, kornizën mbi të cilën do të ndërtojnë potencialin e koalicionit qeverisës.

Në njoftimin nga kreu i partisë, Hristian Mickoski në vend të parë është radhitur shteti i fuqishëm ekonomik, përmes reformave për një standard më të lartë jetësor, fronti kundër krimit dhe korrupsionit dhe realizimi i interesit strategjik për integrimet evropiane përmes dialogut e realizimit të parimeve.

Siç thanë nga partia një ditë më parë, këto janë parimet për të cilat duhet të pajtohen edhe partnerët e tjerë eventual të koalicionit, raporton AlsatMk.

Koalicioni Maqedonia e juaj – VMRO DPMNE ka fituar në zgjedhjet e djeshme në Maqedoninë Veriore me 43.36 për qind ose 436.036 vota, të cilat pas numërimit 100 për qind të votave nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka siguruar gjithsej 58 mandate.

Fronti Evropian me BDI-në e Ali Ahmetit ka fituar 19 mandate, koalicioni tjetër shqiptar VLEN 13. LSDM-ja ka fituar 18 mandate, Partia politike e Majta 6 dhe Lëvizja Unë di – për Maqedoninë tonë 5 mandate.