Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Miftaraj: Financimi i Listës Serbe mund të ndalet vetëm nëse ajo shpallet kundër-kushtetuese

 
   

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka reaguar ndaj kërkesave për ndërprerjen e financimit të Listën Serbe nga buxheti i shtetit të Kosovës.

Ai ka bërë me dije se as Presidenca dhe as KQZ-ja nuk munden në mënyrë arbitrare me ia ndalë financimin një partive politike e cila është e përfaqësuar në Kuvendin e Kosovës.

Në profilin e tij në “Facebook”, Miftaraj ka treguar se si mund të bëhet kjo.

“Financimi i partive politike eshte i rregulluar me ligj. Ndarja e mjeteve financiare per parti politike bazohet ne fuqine politike te seciles parti politike ne baze te numrit te deputeteve ne Kuvendin e Kosoves. KQZ e as Presidenca nuk munden ne menyre arbirtrare me ndalu financimin ose ndarjen e mjeteve financiare per asnje parti politike qe perfaqesohet ne Kuvendin e Kosoves. I kuptoj partite politike qe bejne fushate me Listen Serbe, por nuk i kuptoj disa eksperte te pavarur qe mbajne qendrime qe jane jashte rendit kushtetues dhe juridik te Kosoves”, ka shkruar Miftaraj.

Ai ka bërë me dije se financimi për një parti politike mund të ndalohet vetëm nëse ajo shpallet anti-kushtetuese.

“KQZ mundet me ndalu financimin e nje partie politike vetem nese me vendim te gjykates e njejta parti politike shpallet kunder-kushtetuese dhe perjashtohet nga Kuvendi i Kosoves permes nje procesi gjyqesor. Deri sa nuk kemi nje vendim gjyqesor per shpalljen e partise politike kunderkushtetuese edhe zerat per te ndaluar financimin e partise nga KQZ nuk duhet marr shume seriozisht”, ka shkruar Miftaraj.