Ehat Miftaraj nga IKD ka komentuar qëndrimin e përbashkët të Scholz, Macron dhe Meloni që Kosova të nis themelimin e Asociacionit në këmbim të njohjes de-facto. Miftaraj ka thënë se këtë fitore Kosova ka mundur ta kishte në xhep qysh në vitin 2020.
Ai thotë se katër vite kanë shkuar dëm për të arritur në të njëjtin destinacion.
Megjithatë Miftaraj thotë se tashmë s’ka dyshime Albin Kurti dhe Besnik Bislimi e kanë pranua publikisht themelimin e Asociacionit. Ai thotë se mirë që e pranuar një të vërtetë që të gjithë e kanë ditur, por që Kurti e Bislimi s’kanë pasur guxim të pranojnë.
Reagimi i plotë:
Kancelari gjerman Olaf Scholz, presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni, kanë kërkuar që Kosova të nisë me procedurat për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, sipas draft-statutit të propozuar nga ndërkombëtarët më 21 tetor dhe që Serbia të jetësojë njohjen de-facto.
Këtë fitore Kosova ka mundur ta kishte në xhep edhe ne 2020, 2021 dhe 2022.
Katër vite të shkuara dëm për të arritur në të njëjtin destinacion.
Së paku më ska dyshime se Albin Kurti dhe Besnik Bislimi e pranuan në mënyrë publike dhe pa akuivoke themelimin e Asociacionit. Dhe mirë që e pranuan një të vërtetë të cilën të gjithë e kanë ditur, por qe skanë pasur guxim ta pranojnë.