Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Miftaraj: Ligji është i qartë, Komisioni i Pavarur për Media licencon dhe merr licenca

Ehat Miftaraj nga IKD, po merr pjesë në protestën e thirrur nga AGK-ja dhe shoqëritë civile për vendimin e MINT-it ndaj Klan Kosovës.

Miftaraj, thotë se ligji është i qartë, është Komisioni i Pavarur për Media që lincencon dhe jo sipas tij, Qeveria apo ministria.

“Ligji është i qartë, Komisioni i Pavarur për Media që licencon dhe që ka të drejtë t’ua merr licencën kur i shkelin ligjin i shkelin kushtet e përcaktuar me ligj. Nuk është qeveria, si Ministria e Industrisë të marrë licenca dhe të mbyll media”, u shpreh Miftaraj.

Ndryshe sot kanë protestuar gazetarët në Kosovë.