Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti pas deklaratës për shkëmbimin e territoreve.
Miftaraj përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se Kurti është i vetmi lider që e hap temën e shkëmbimit të territorëve.
Sipas tij, kjo është strategji.
“Është strategji e politikanëve kur dështojnë keq në politika të brendshme me hap tema të vdekura dhe me lu patriotin.” – ka shkruar tutje ai.
Postimi i plotë:
Në katër vitet e fundit i vetmi lider që e hap temën e shkembimit të territoreve është Kurti!
Është strategji e politikanëve kur dështojnë keq në politika të brendshme me hap tema të vdekura dhe me lu patriotin.
Në vend se me jep shpjegime per deshtimet e konstatuara ne raportin e progresit dhe deshtimin kolosal nga takimi i fundit te Komisionit Evropian qe e çimentoi Kosovën si vendin e fundit në procesin e integrimit evropian, ende pa rekomandim per nisjen e negociatave me BE, talenti e hap temen e shkëmbimit të territoreve.